Forumi mbi reformėn zgjedhore me studentėt e universitetit Fan Noli nė Korēė

E Premte, 01 Mars 2024

Transparenca mbi reformėn zgjedhore dhe nxitja e angazhimit tė tė rinjve dhe shoqėrisė civile nė ēėshjet zgjedhore ishin nė fokus tė forumit tė organizuar me studentė dhe lektorė tė fakultetit Ekonomik pranė Universitetit Fan Noli nė Korēė. Ky ėshtė i pari nga njė cikėl forumesh qytetare qė do tė zhvillohen nga Akademia e Studimeve Politike dhe Instituti i Studimeve Politike nė vijim tė ofrimit tė rekomandimeve pranė Komisionit tė Posaēėm pėr Reformėn Zgjedhore pranė Kuvendit tė Shqipėrisė.

Disa nga ēėshtjet e diskutuara gjatė takimit ishin:

  • Ēfarė presin qytetarėt / rinia studentore nga reforma e re zgjedhore?
  • Si mund tė ndikojnė qytetarėt nė debatin parlamentar mbi reformėn zgjedhore?
  • Sa tė pėrfaqėsuar dhe tė kėnaqur janė tė rinjtė me tė zgjedhurit?
  • Sa informacion kanė tė rinjtė mbi sistemin zgjedhor dhe cilin preferojnė?
  • Cili ėshtė perceptimi mbi votėn e diasporės dhe rolin e saj?
  • Si duhet tė arrihet administrimi profesional dhe i besueshėm i zgjedhjeve?
  • Cili ėshtė roli i partive politike, KQZ dhe institucioneve tė tjera nė procese zgjedhore?
  • Si mund tė parandalohen trafikimi i votės dhe abuzimet me burimet shtetėrore?
  • Cilat janė pėrvojat personale lidhur me zgjedhjet dhe votėn?

Krahas pėrshėndetjes dhe vlerėsimeve nga Reinout Vos (Ambasador i Mbretėrisė sė Vendeve tė Ulta), Ledina Alolli (dekane e FE, nė emėr tė Universitetit), diskutimit i kontribuuan ekspertėt Erjon Tase (Akademia e Studimeve Politike) dhe Afrim Krasniqi (Instituti i Studimeve Politike). Aktiviteti i moderuar nga eksperti i njohur i medias Lufti Dervishi nxiti diskutime konstruktive dhe njė bashkėbisedim aktiv me studentė dhe pedagogė tė universitetit.

Gjatė debatit u theksua se standardet e zgjedhjeve janė elementė thelbėsorė pėr jetėsimin e kritereve mbi demokracinė pėrfaqėsuese dhe shtetin e sė drejtės, njė sfidė e rėndėsishme dhe prioritet pėr Shqipėrinė nė procesin e negociatave pėr anėtarėsim nė BE. Zgjedhėsit e formuar dhe tė informuar, tė pavarur dhe tė lirė, aktiv nė pjesėmarrje dhe kėrkimin e llogaridhėnies, promovues dhe mbrojtės tė sė drejtave kushtetuese, pėrbėjnė bazėn jetike tė proceseve zgjedhore me integritet tė lartė dhe tė demokracisė funksionale.

Aktiviteti ishte pjesė e angazhimeve tė Instituti i Studimeve Politike / Institute for Political Studies dhe Akademia e Studimeve Politike  nė kuadėr tė projektit “Partneritete tė forta pėr reforma tė qėndrueshme - Forcimi i rolit tė shoqėrisė civile nė adresimin e sfidave tė zgjedhjeve tė lira dhe tė drejta”, mbėshtetur financiarisht nga programi MATRA / Ambasada e Mbretėrisė sė Vendeve tė Ulta nė Shqipėri.