HISTORIKU

Shkolla Shqiptare e Studimeve Politike (SHSHSP) ka nisur tė funksionojė nė Shqipėri qė prej vitin 2007, si njė program i ngritur nė njė kuadėr mė tė gjerė, atė tė Rrjetit tė Shkollave tė Studimeve Politike tė Kėshillit tė Evropės synimi madhor i tė cilės ėshtė dhėnia e kontributit pėr tė forcuar kulturėn demokratike nė tė gjithė Evropėn. 

Shkolla e parė e Studimeve Politike e mbėshtetur nga Kėshilli i Evropės u krijua nė Moskė nė vitin 1992 pėr tė trajnuar brezin e ardhshėm tė udhėheqėsve politikė, ekonomikė, socialė dhe kulturorė. Shkolla nuk ofron njė kurs studimi akademik, por pėrmban njė seri seminaresh dhe leksionesh/konferencash vjetore mbi tema si integrimi Evropian, demokracia, tė drejtat e njeriut, shteti ligjor dhe globalizmi. Programi vjetor pėrfshin aktivitete kombėtare, tė cilat pėrmbyllen me njė sesion nė selinė e Kėshillit tė Evropės nė Strasburg.

Deri tani janė ngritur shkolla nė Rusi, Gjeorgji, Bullgari, Moldavi, Kosovė/UNMIK, “ish Republikėn Jugosllave tė Maqedonisė”, Serbi, Bosnjė dhe Hercegovinė, Kroaci, Rumani, Armeni, Ukrainė, Azerbaixhan, Malin e Zi, Bjellorusi, vendet e grupit tė Vishegradit, Marok, Tunizi dhe sė fundi edhe Kamerun.

Ēdo shkollė drejtohet nga njė drejtor, i cili caktohet nga bordi i shkollės pėr pėrzgjedhjen e rreth 40 kandidatėve ēdo vit, pėrgatitjen e programeve tė studimit dhe menaxhimin financiar dhe administrativ tė shkollės. Shkollat e Studimeve Politike e Kėshillit tė Evropės janė OJF kombėtare nė vendet e tyre.