Shkolla Politike pjesė e Forumit Botėror pėr Demokracinė nė Strasburg

E Merkure, 08 Nentor 2023

Gjenerata e 17-te e Shkollės sė Studimeve Politike mori pjesė nė Forumin Botėror per Demokraci nė Strasburg, eventi qė mbledh sė bashku 20 shkolla tė Kėshillit tė Evropės dhe aktivistė tė tjerė pėr tė diskutuar, kėtė vit, mbi rolin e demokracisė pėr sigurimin e paqes. Mbi 160 folės prezantuan mbi 39 inisiativa ndaj 1200 pjesėmarrėsve nga 80 vende tė botės gjatė tri ditėve tė forumit me synim forcimin e democracies.

Pjesė e aktiviteteve ishte dhe vizita pranė misionit diplomatik shqiptar nė Kėshillin e Evropės. Diskutimi me ambasadorin Dastid Koreshi prezantoi rolin e Shqipėrisė nė organizatė, lobimin pėr anėtaresimin e Kosovės  si dhe pėrpjekjet pėr daljen nga lista gri e mekanizmit tė Keshillit tė Evropės, Moneyval.

Takimi nė Gjykatėn Evropiane tė tė Drejtave tė Njeriut me juristėt shqiptarė ishte njė nga eventet kryesore tė vizitės. Shkolla e Tiranės dhe ajo e Prishtinės ishin sė bashku nė kėtė bashkėbisedim me vlere pėr tė njohur veprimtarinė e Gjykatės.

Nė pėrfundim tė kėtij eventi, u zhvillua edhe ceremonia e ndarjes sė diplomave pėr pjesėmarrėsit e Shkollave tė Studimeve Politike, nėn prezencėn e sekretares sė pėrgjithshme tė Kėshillit tė Evropės, znj. Marija Pej?inovi? Buri?.

Ajo theksoi nė fjalėn e saj rritjen e vėmendjes sė Kėshillit tė Evropės ndaj programit tė Shkollave si pjesė e fokusit nė rolin e shoqėrisė civile nė vendet anėtare, mbėshtetur mė tej nga vendimet e Samitit tė Kėshillit tė Evropės nė Rejkjavik.

Nė seancėn pėrmbyllėse tė Forumit Botėror pėr Demokraci, pjesėmarrėsit votuan pėr tė shpallur si fituese tė Ēmimit tė Inovacionit nė Demokraci inisiativėn Arkivi i Gjallė DDLD - Defensores de la Democracia (DDLD), njė platformė nė mbrojtje tė gazetarėve tė kėrcėnuar nė Meksikė.