Zhvillohet kursi i Shkollės mbi zgjedhjet dhe pėrfaqėsimin politik

E Diele, 23 Tetor 2022

Kursi i tretė kombėtar i Shkollės sė Studimeve Politike me fokus "Sistemet zgjedhore dhe pėrfaqėsimi politik" u zhvillua nė datat 21-23 tetor 2022 nė Golem, Kavajė. Ideologjitė politike, e majta dhe e djathta, rritja e populizmit dhe zhvillimet qė kanė ndikuar nė rrudhjen e demokracive pėrfaqėsuese nė shekullin e 21-tė, u trajtuan nga politologėt Ermal Hasimja, themelues i Institutit Liberal Shqiptar dhe Endri Shabani, lektor i shkencave politike dhe themelues i Lėvizjes Thurrje.  

Sistemet zgjedhore dhe sfidat aktuale tė reformės elektorale u prezantuan nė modulin e dytė me ekspertin e komisionit tė posaēėm parlamentar, z.Viktor Gumi. Diskutimi ofroi qasjen teorike dhe praktike pėr problemet e hasura nė praktikimin e sistemeve tė ndryshme zgjedhore.

Pjesėmarrėsit patėn mundėsi tė njihen gjithashtu me komunikimin politik dhe organizimin e njė fushatė zgjedhore nė trajnimin me ekspertin Gjergji Hamiti. Prezantimi i disa prej modeleve tė fushatave ndėrkombėtare dhe ato vendase u ofroi pjesėmarrėsve mundėsinė pėr t'u njohur dhe praktikuar teknikat mė bashkėkohore nė kėtė fushė.

Moduli tjetėr i kursit trajtoi temėn e profilizimit tė personalitetit politik, duke synuar njohjen dhe pėrmirėsimin e aftėsive negociuese tė pjesėmarrėsve. Eksperti i ftuar, z. Ervin Karamuēo prezantoi teknikat bashkėkohore tė pėrdorura nė profilizimin psikologjik kriminal dhe si ato janė vėnė nė dispozicion tė politikės, diplomacisė dhe biznesit gjatė viteve tė fundit.