Integrimi nė njė Evropė tė trazuar, fokusi i kursit tė dytė tė Shkollės Politike

E Diele, 25 Shtator 2022

Potenciali dhe sfidat e integrimit nė njė Evropė tė trazuar ishin nė fokusin kryesor tė kursit tė dytė kombėtar tė Shkollės Shqiptare tė Studimeve Politike, i cili u zhvillua nė datat 23-25 shtator 2022 nė Berat. Eksperti ndėrkombėtar i sigurisė, Alexis Vahlas, profesor i sė drejtės nė Universitetin e Strasburgut dhe ish-kėshilltar i lartė politik i Komandės sė Forcave tė Pėrbashkėta tė NATO-s nė Napoli, u ftua nė kurs me synimin pėr tė adresuar sfidat e reja me tė cilat pėrballet BE-ja: agresioni rus nė Ukrainė dhe rritja e rreziqeve tė sigurisė nė zemėr tė Evropės, radikalizimi islamik dhe valėt e emigracionit. Diskutimi me pjesėmarrėsit dha njė pasqyrė mė tė qartė tė problemeve tė brendshme tė BE-sė si dhe masat e mundshme pėr pėrballimin e kėtyre kėrcėnimeve tė reja, tė cilat kanė ndikim nė valėn e populizmit dhe mbylljen e mėtejshme tė BE-sė.

Z. Gledis Gjipali, Drejtor i Lėvizjes Evropiane nė Shqipėri, prezantoi “Procesin e negociatave tė Shqipėrisė”, sė bashku me strukturwn dhe hapat e mėtejshėm tw kwtij procesi. Nismat e bashkėpunimit ekonomik rajonal, mė nė detaje “Ballkani i Hapur”, bazuar nw njw studim tw zhvilluar nga alumnwt e Shkollws, u prezantuan nga z. Enton Duro, pedagog me kohė tė plotė nė Makroekonominė dhe Ekonominė e Zhvillimit, Universiteti i Tiranės.

Prezantimi dhe diskutimi me ish-zėvendėsministrin e Integrimit Evropian, z. Gentian Elezi, dha njė historik tė shkurtėr tė sfidave tė procesit integrues tė Shqipėrisė dhe potencialit pėr demokratizimin e shoqėrisė shqiptare gjatw kwtij procesi.

Pjesėmarrėsit vlerėsuan informacionin dhe ekspertizėn e ofruar pėr temat nė kėto momente tė hapjes sė negociatave tė anėtarėsimit, pėr tė kuptuar dhe transmetuar te kolegėt e tjerė nė vend procesin dhe rėndėsinė e reformave tė integrimit nė BE.