Diplomohet gjenerata 2021 e Shkollės sė Studimeve Politike

E Enjte, 30 Qershor 2022

“Shkolla Shqiptare e Studimeve Politike” mbylli me sukses vitin akademik pėr pjesėmarrėsit e gjeneratės 2021. Njė grup prej 16 drejtuesish tė rinj u diplomuan pas pėrfundimit tė njė cikli njėvjeēar mbi mirėqeverisjen, organizimin politik, lidershipin si dhe politikat e Bashkimit Europian. Ceremonia e diplomimit u pėrshėndet nga kryetarja e Kuvendit tė Shqipėrisė, znj. Lindita Nikolla si dhe shefja e zyrės sė Kėshillit tė Evropės nė Tiranė, znj. Jutta Gutzkow, tė cilėt pėrgėzuan tė diplomuarit dhe i inkurajuan ata qė tė transmetojnė mė tej vlerat dhe njohuritė e pėrfituara gjatė programit.
 
Nė pėrshėndetjen e saj kryetarja Nikolla nėnvizoi se “Brezi qė po diplomohet ėshtė i 15-ti, nė kėtė shkollė me prestigj nė rritje, themeluar nga Kėshilli i Evropės. Ju pėrgėzoj pėr pėrvojėn pozitive qė po krijoni gjatė zbatimit tė programit tė Shkollės nėpėrmjet bashkėpunimit tė pėrfaqėsuesve tė forcave tė ndryshme politike si dhe tė profileve tė ndryshme nga administrata publike, aktivistėt e shoqėrisė civile dhe gazetarėt, pėr tė diskutuar sė bashku mbi problematikat, ndėrtuar ura bashkėpunimi dhe ofruar e zbatuar ekspertizėn mė tė mirė profesionale pėr tė gjetur zgjidhjet e duhura.
Kuvendi i Shqipėrisė ėshtė duke bashkėpunuar prej vitesh me Akademinė e Studimeve Politike, nė disa nisma bashkėpunimi pėr konsultimet e reformave tė rėndėsishme, duke pėrfituar nga ekspertiza e tė diplomuarve dhe ekspertėve tė angazhuar nga Shkolla."

Drejtuesja e Kėshillit tė Evropės nė Tiranė, znj. Gutzkow, theksoi nė fjalėn e saj rolin e rėndėsishėm qė luan edukimi pėr udhėheqėsit e rinj pėr nxitjen e njė demokracie tė qėndrueshme: "Demokracitė evropiane janė aktualisht nėn kėrcėnim. Ne besojmė tek ju, tė diplomuarit e sotėm, liderėt e rinj politikė nė Shqipėri, se do t'i pėrkushtoheni vlerave tė Kėshillit tė Evropės, demokracisė, tė drejtave tė njeriut dhe shtetit tė sė drejtės dhe tė vazhdoni tė luani njė rol aktiv nė nxitjen e demokracisė."

Dy pėrfaqėsues tė grupit tė diplomuar, Faola Hodaj dhe Rei Shehu, pėrshėndetėn nė emėr tė grupit dhe falenderuan pėr mundėsinė e dhėnė pėr tė rritur njohuritė e tyre ASP dhe mbėshtetėsit e programit.
 
Mė pas ceremonia vijoi me ndarjen e diplomave pėr pjesėmarrėsit, tė cilėt i bashkohen pas kėtij momenti rrjetit tė rreth 400 alumnėve tė Shkollės, duke vazhduar tė ofrojnė angazhimin e tyre profesional dhe njerėzor nė nisma tė ndryshme tė ndėrmarra.