Zhvillohet kursi i Shkollės sė Studimeve Politike mbi lidershipin

E Hene, 13 Qershor 2022

Kursi i parė kombėtar i Shkollės sė Studimeve Politike 2022 u zhvillua mė 10-12 qershor nė Pogradec, nėn temėn e lidershipit. Moduli i pare i kursit u organizua nė formėn e njė trajnimi intensiv tė bazuar nė programin e "McCain Institute for International Leader" pranė Universitetit tė Arizonės nė SHBA.
Ekspertja e certifikuar, znj. Edlira Gjoni, zhvilloi njė seri teknikash teorike bashkėkohore dhe ushtrime praktike pėrmes tė cilave pjesėmarrėsit mund tė pėrmirėsojnė aftėsitė e tyre drejtuese tė lidershipit bazuar mbi integritetin, etikėn dhe vlerat.

Tematika e lidershipit u plotėsua mė tej nė pjesėn e dytė tė kėtij kursi me sesionin titulluar "Menaxhimi i ekipit dhe rritja e organizatės", nėn drejtimin e z. Indrit Puteci, drejtor i "Value the Person Albania". Pjesėmarrėsit vlerėsuan maksimalisht profilin e trajnuesve tė ftuar dhe metodologjinė e pėrdorur gjatė tri ditėve tė kursit.