Seminar i pėrbashkėt i shkollave politike tė Tiranės dhe Podgoricės me fokus integrimin evropian

E Premte, 25 Shkurt 2022

Shkollat e Studimeve Politike te Tiranes dhe Podgorices bashkuan forcat per te organizuar nga data 25-27 shkurt 2022 nje  seminar me fokus integrimin evropian. Pjesemarresit paten mundesine te diskutonin mbi metodologjine e re te integrimit me znj. Zorka Kordi?, kryenegociatoren malazeze dhe znj. Megi Fino, zv.ministre per Evropen dhe Punet e Jashtme.
U njohen me eksperiencat e negocimit te kapitullit 23 nga drejtuesit perkates te grupeve te punes, znj. Adea Pirdeni, zv.ministre shqiptare e Drejtesise dhe z. Bojan Bozovic, sekretar i shtetit prane ministrise se Drejtesise se Malit te Zi.

Prezantimet e Gordana Gjurovic, Bashkimi Pan-Evropian ne Mal te Zi; Milena Beshic, Drejtoreshe e Qendres per Demokraci dhe te Drejta te Njeriut; Arben Cejku drejtor i ACGG, Gledis Gjipali, drejtor i EMA dhe Afrim Krasniqi, Drejtor i ISP, shpjeguan rolin e aktoreve te tjere ne procesin e integrimit.

Procesi i pajtimit ne Ballkan u diskutua me Albert Hanin, Sekretarin e Pergjithshem te Zyres Rajonale te Bashkepunimit Rinor (RYCO) dhe Kristina Voko, Drejtoreshe Ekzekutive e BIRN, Shqiperi.

Nenkryetarja e Bashkise se Tiranes, Anuela Ristani, pershendeti dhe shprehu kenaqesine qe Tirana ishte mikpritesja e ketij eventi.

Mbeshtetja e EU TACSO 3 beri te mundur kete takim te perbashket te shkollave. Mbėshtetja Pople 2 People ėshtė njė instrument i EU TACSO 3 pėr tė ofruar ndihmė tė synuar nė adresimin e nevojave aktuale tė organizatave tė shoqėrisė civile (OSHC) nė Ballkanin Perėndimor dhe Turqi.