Kursi i dytė i Shkollės mbi Sistemet zgjedhore dhe komunikimin politik

E Hene, 04 Tetor 2021

Kursi i dytė kombėtar i programit Shkolla e Studimeve Politike 2021 u zhvillua nė Pogradec nėn temėn "Sistemet zgjedhore dhe komunikimi politik". Moduli i parė i kursit trajtoi temen "Komunikimi politik dhe tė folurit publik", me znj. Edlira Gjoni, eksperte e komunikimit dhe marrėdhėnieve me publikun dhe drejtoreshė ekzekutive - Qendra pėr Ndikimin Publik. Dy tema tė tjera si "E folura nė publik" dhe "Teknikat e Debatit Publik" u prezantuan nė trajnim, duke u ofruar pjesėmarrėsve mundėsinė pėr t'u njohur dhe praktikuar teknikat mė bashkėkohore nė kėtė fushė.

Moduli i dytė i kursit u pėrqėndrua nė historinė e sistemeve zgjedhore nė Shqipėri dhe sfidat pėr pėrmirėsimin e standardeve tė zgjedhjeve. Prezantimi i z. Oerd Bylykbashi, deputet dhe anėtar i komisioneve tė reformės zgjedhore gjatė 15 viteve tė fundit, ofroi qasjen teorike dhe praktike pėr problemet e hasura nė praktikimin e sistemeve tė ndryshme zgjedhore.

Moduli i tretė u zhvillua si njė diskutim i hapur me Z. Ermal Hasimja, studiues, me temėn "Ideologjitė politike dhe pėrfaqėsimi". Pėrmes shembujve praktikė tė politikės shqiptare dhe ndėrkombėtare, z. Hasimja paraqiti njė qasje kritike ndaj modelit klasik tė pėrfaqėsimit politik nė demokracitė moderne.