Shkolla pjese e Forumit Boteror per Demokracine 2021

E Enjte, 11 Nentor 2021

Pjesemarresit e Shkolles Shqiptare te Studimeve Politike jane pjese e diskutimeve fizikisht dhe ne formatin online ne edicionin ete 9-te  Forumit Boteror per Demokracine. Ky event i organizuar nga Keshilli i Evropes ofroi nje mundesi unike per te diskutuar me politikeberes dhe aktiviste te ndryshem boterore mbi temen "Roli i demokracise ne ceshtjet e ndryshimeve klimatike dhe ambjentit".

Ne diten e dyte te Forumit Boteror per Demokracine 2021 perfaqesuesit e Shkolles paten mundesine te takohen me gjykatesin shqiptar prane Gjykates Evropiane te te Drejtave te Njeriut, z. Darian Pavli dhe juristet Bjorka Duka dhe Rudi Metaj, si dhe diplomatet e misionit shqiptar diplomatik ne Strazburg Luis Vorfi dhe Sidita Gjipali.

Pjese e eventeve te dites se trete te Forumit Boteror per Demokracine ne Strazburg ishte dhe ceremonia e diplomimit te 21 Shkollave te Studimeve Politike te Keshillit te Evropes. Sekretarja e pergjithshme znj. Marija Pejcinovic Buric nenvizoi ne pershendetjen e saj rolin e vecante qe luajne shkollat ne edukimin e nje brezi te ri udheheqesish dhe forcimin e vlerave demokratike ne vendet ku ato veprojne.

Takimi i rradhes i Forumit ne nentorin e ardhshem shpresojme te gjithe te na gjeje me te shumte ne numer dhe pa masat shtrenguese te pandemise se Covid-19.