Diplomohet gjenerata 2020 e Shkollės sė Studimeve Politike

E Premte, 25 Qershor 2021

“Shkolla Shqiptare e Studimeve Politike” mbylli me sukses vitin akademik pėr pjesėmarrėsit e gjeneratės 2020. Njė grup prej 15 drejtuesish tė rinj u diplomuan pas pėrfundimit tė njė cikli njėvjeēar mbi mirėqeverisjen, organizimin politik, lidershipin si dhe politikat e Bashkimit Europian.

Ceremonia u pėrshėndet nga nėnkryetarja e Kuvendit tė Shqipėrisė, znj. Vasilika Hysi, shefja e zyrės sė Kėshillit tė Evropės nė Tiranė, znj. Jutta Gutzkow dhe menaxheri i programit Bashki tė Forta, z. Jacques Merat, tė cilėt pėrgėzuan tė diplomuarit dhe i inkurajuan ata qė tė transmetojnė mė tej vlerat dhe njohuritė e pėrfituara gjatė programit.

Dy pėrfaqėsues tė grupit tė diplomuar, znj. Enslemvera Zake, njė nga deputetet e reja dhe z. Ermal Telha, pėrshėndetėn nė emėr tė grupit dhe falenderuan pėr mundėsinė e dhėnė pėr tė rritur njohuritė e tyre ASP dhe mbėshtetėsit e programit.

Programi i Shkollės u mbėshtet kėtė vit nga Kėshilli i Evropės nė bashkėpunim me Fondacionin Shoqėria e Hapur pėr Shqipėrinė (OSFA). Sinergjia me projektin “Bashki tė forta” i Helvetas Swiss Intercooperation krijoi gjithashtu mundėsinė pėr tė patur nė grupin e pjesėmarrėsve tė kėtij vitit akademik dhe pesė kėshilltare bashkiake gra. Programi i kėtij viti u zhvillua pavarėsisht situatės sė vėshtirė pėr shkak tė pandemisė sė Covid-19, duke u zbatuar nė njė format miks mes kurseve me prezencė fizike dhe seminareve online.