Finalizohet programi i Shkollės sė Studimeve Politike 2020

E Merkure, 10 Mars 2021

“Shkolla Shqiptare e Studimeve Politike” mbylli me sukses njė vit tė vėshtirė akademik pėr 21 pjesėmarrėsit e gjeneratės 2020. Njė grup drejtuesish tė rinj – aktivistė politikė, autoritete vendore, pėrfaqėsues tė administratės publike si dhe aktivistė tė shoqėrisė civile – u trajnuan nė njė cikėl njėvjeēar mbi mirėqeverisjen, organizimin politik, lidershipin si dhe politikat e Bashkimit Europian. Fondacioni Shoqėria e Hapur pėr Shqipėrinė (OSFA) mbėshteti zbatimin e kėtij programi tė mirėnjohur tė Akademisė sė Studimeve Politike (ASP) nė bashkėpunim me Kėshillin e Evropės. Bashkėpunimi me projektin “Bashki tė forta” i Helvetas Swiss Intercooperation krijoi gjithashtu mundėsinė pėr tė patur nė grupin e pjesėmarrėsve tė kėtij vitit akademik dhe pesė kėshilltare bashkiake gra.
 
Programi klasik i shkollės i pėrbėrė nga 3 kurse kombėtare dhe 8 seminare u zbatua nė formatin hibrid, me takime direkte si dhe diskutime virtuale, nė respekt tė kushteve tė krijuara si rezultat i pandemisė sė COVID-19. Pėrshtatja nė kushtet e reja tė teknologjisė ishte njė mundėsi pėr tė zhvilluar diskutime me ekspertė tė njohur ndėrkombėtarė, tė cilėt iu bashkuan trupės sė pėrzgjedhur tė lektorėve vendas.

Njėherazi, situata e pandemisė dhe pasojat e saj ishin njė mundėsi e mirė pėr tė organizuar nisma hulumtuese tė pjesėmarrėsve dhe alumnėve tė Shkollės, duke ofruar dokumente analizuese dhe rekomanduese pėr pėrmirėsimin e politikave publike nė interesin mė tė mirė tė qytetarėve. Kėto punime rritėn besueshmėrinė e aktorėve tė ndryshėm nė potencialin e rrjetit alumni (mbi 300 anėtarė), por edhe vetė angazhimin e alumnėve dhe pjesėmarrėsve nė aktivizimin e tyre nė reformat e rėndėsishme transformuese nė vend.

Nga muaji mars, me nisjen e gjendjes sė emergjencės, ekipi i ASP nxiti organizimin e diskutimeve online me alumnėt mbi ndikimin e pandemisė sė COVID-19 mbi demokracinė dhe tė drejtat e qytetarėve. Dy debate tė para u bazuan nė dokumentet e politikave tė hartuara nga pjesėmarrėsit e gjeneratės tė Shkollės 2019, me qėllim pėr tė rifreskuar tė dhėnat dhe rekomandimet e kėtyre dokumenteve nėn dritėn e situatės sė COVID-19.

Mė konkretisht:
 
·        Punimi "Sfidat dhe mundėsitė e arsimit nė internet" u fokusua mbi sfidat me tė cilat pėrballet arsimi nė kalimin e edukimit online nė kushtet e izolimit nga COVID-19.

 
·        Punimi “Shteti i sė drejtės nė gjendjen e emergjencės” pati si synim pėr tė analizuar fushėveprimin ligjor dhe fuqinė e ekzekutivit gjatė muajve tė parė tė emergjencės si rezultat i pandemisė. Nė vijim tė diskutimit, u krijua njė grup alumnėsh me ekspertizė juridike, tė cilėt finalizuan njė dokument rekomandues, i cili morri interesimin e mediave.

 
Pas serisė sė debateve online, ASP mbėshteti njė grup prej katėr alumnėsh pėr hartimin e njė punimi kėrkimor mbi sfidat dhe mundėsitė e ekonomisė shqiptare pėr tė pėrballuar krizėn e shkaktuar nga pandemia. Kėrkuesit, alumnė me eksperiencė nė fushėn e financave, zhvilluan njė analizė tė plotė tė situatės aktuale, burimeve si dhe kapaciteteve pėr tė kapėrcyer ndikimin e krizės. Disa nga rekomandimet e afruara nė punimin e titulluar “Ndikimi i pandemisė COVID-19 nė ekonominė shqiptare”, synuan qė t'ju vijnė nė ndihmė politikė-bėrėsve nė kėto momente kur po diskutohen masat dhe reformat e nevojshme pėr tė rimėkėmbur ekonominė shqiptare.
 

“Shkolla Shqiptare e Studimeve Politike” ka nisur tė funksionojė nė Shqipėri qė prej vitit 2007, si njė program i ngritur nė njė kuadėr mė tė gjerė, atė tė Rrjetit tė Shkollave tė Studimeve Politike tė Kėshillit tė Evropės, me qėllim forcimin e njė kulture demokratike nė tė gjithė Evropėn.
 
Mė shumė mbi programin e Shkollės sė Studimeve Politike, mund tė mėsoni nėpėrmjet kritereve tė organizimit, lektorėve, listės sė pjesėmarrėsve si dhe fotove nga aktivitetet e ndryshme. Pėr mė shumė informacion mund tė kontaktoni ASP nė adresėn e e-mailit: info@asp.al ose tė ndiqni faqen online tė programit kėtu.