Shkollat politike dėnojnė falsitetin e zgjedhjeve dhe dhunėn e pėrgjakshme nė Bjellorusi

E Shtune, 15 Gusht 2020

Strasburg 15.08.2020: Shoqata e Shkollave tė Studimeve Politike tė Kėshillit tė Evropės (ASPS) shprehu sot zemėrimin pėr zgjedhjet e rreme tė sė dielės sė kaluar dhe shtypjen e egėr tė protestave nė Bjellorusi. Pėrdorimi i dhunės nga regjimi autoritar i vendit kundėr qytetarėve tė tij dėshmon pėrēmimin e tij pėr tė drejtat e njeriut, demokracinė dhe sundimin e ligjit.

Duke bėrė thirrje pėr lirimin e tė gjithė atyre qė janė arrestuar gjatė zgjedhjeve, ASPS dėnoi pėrpjekjet e qeverisė Lukashenko pėr tė heshtur zėrat e opozitės, minuar shoqėrinė civile dhe parandaluar shfaqjen e njė brezi tė ri tė liderėve demokratikė.   Populli i Bjellorusisė duhet tė ketė tė drejtėn pėr tė patur zgjedhje tė lira dhe demokratike si dhe respektim tė tė drejtave tė njeriut, tė cilat janė nė thelb tė punės sė Shkollave tė Studime Politike tė Kėshillit tė Evropės.

ASPS grupon 21 Shkolla nė Evropė dhe Afrikėn e Veriut pėrfshirė “Shkollėn e Studimeve Politike nė Evropėn Lindore”, e cila u themelua nė Ukrainė nė vitin 2007 dhe punon pėr edukimin e liderėve tė rinj bjellorusė. Kjo shkollė ėshtė e detyruar qė tė zhvilloje pjesėn mė e madhe tė aktivitetit tė saj jashtė vendit pėr shkak tė represionit tė autoritetete tė Minskut.

Jack Hanning
Sekretari i Pėrgjithshėm i ASPS