Publikohet analiza e alumnėve mbi shtetin e sė drejtės nė gjendjen e emergjencė COVID-19

E Enjte, 04 Qershor 2020

Tashmė qė faza e parė e pėrballimit tė pandemisė ka kaluar ėshtė me vlerė qė tė kryhet njė analizė e funksionimit tė shtetit tė sė drejtės dhe proporcionalitetit tė masave tė ndėrmarra gjatė kėsaj periudhe tė gjendjes sė jashtėzakonshme. Me kėtė synim, Akademia e Studimeve Politike inicioi gjatė muajit maj njė seri diskutimesh online me njė grup tė alumnėve tė saj, kryesisht ekspertė tė jurisprudencės. Idetė dhe gjetjet e kėyre diskutimeve shėrbyen pėr tė hartuar kėtė dokument analizues mbi ndryshimet ligjore dhe aktet normative qė janė ndėrmarrė gjatė muajve tė fundit nėn situatėn e emergjencės.
 
Analiza sjell disa problematika nė fushėveprimin e deritanishėm ligjor gjatė muajve tė parė tė emergjencės si dhe rekomandime pėrkatėse qė shpresojmė tė shėrbejnė pėr tė siguruar njė mbarėvajtje mė tė mirė tė shtetit tė sė drejtės nė pjesėn e mbetur tė gjendjes sė jashtėzakonshme.
 
Disa prej problematikave tė hasura janė:
•    Mungesa e procesit tė rregullt ligjor si pasojė e pezullimit tė gjykatave;
•    Ndryshimet e nxituara tė Kodit Penal;
•    Ndihma e kushtėzuar pėr biznesin;  
•    Derogimi i Konventės Evropiane tė tė Drejtave tė Njeriut  
Bazuar nė gjetjet e mėsipėrme, disa rekomandime qė mund tė ofrohen pėr menaxhimin e mėtejshėm tė gjendjes sė jashtėzakonshme janė:
 
-Zhvillimin e njė dokumenti pėr vlerėsimin e riskut (njė detyrim i ligjit 45/2019 “Pėr mbrojtjen civile”) si dhe njė plani pėrkatės veprimi institucional nė situatėn konkrete tė COVID-19.

   
- Rikthimi i funksionimit tė plotė tė sistemit gjyqėsor pėr tė siguruar njė proces tė rregullt ligjor, si njė nga tė drejtat qė nevojitet tė mos kufizohet edhe nė gjendjet e jashtėzakonshme. Dėmi qė mund tė vijė nga mungesa e drejtėsisė pėr individėt mund tė jetė po aq i rrezikshėm sa ai nga pandemia.

   
- Koordinimin e masave shtrėnguese dhe kufizimeve tė tė drejtave nė Shqiprėri me standartet e hartuara sė fundi nga Bashkimi Evropian dhe Kėshilli i Evropės, duke iu pėrmbajtur shembujve mė tė mirė tė funksionimit tė institucioneve demokratike nė vendet evropiane.  
 

Punimi i plotė mund tė konsultohet nė kėtė link