Diplomohet gjenerata e trembėdhjetė e Shkolla Shqiptare e Studimeve Politike

E Enjte, 16 Janar 2020

Rreth 27 udhėheqės tė rinj u diplomuan sot pas pėrfundimit tė ciklit akademik pranė "Shkolla Shqiptare e Studimeve Politike". Kjo ėshtė gjenerata e trembėdhjetė e pjesėmarrėsve tė programit, qė mbledh sė bashku pėrfaqėsues tė forcave politike, tė zgjedhurve vendorė, nėpunėsve publikė dhe aktivistėve civilė, me qėllim ndėrtimin e njė komuniteti tė udhėheqėsve demokratikė. Nėnkryetarja e Parlamentit znj. Vasilika Hysi, ambasadori Zviceran nė Tiranė, z. Adrian Maītre dhe shefja e zyrės sė Kėshillit tė Evropės nė Tiranė znj. Jutta Gützkow, shpėrndarė certifikatat dhe pėrgėzuan pjesėmarrėsit pėr kėtė moment tė rėndėsishėm.


Znj. Vasilika Hysi, duke vlerėsuar nivelin e lartė professional tė pjesėmarrėsve nė programin e Shkollės, i ftoi ata qė tė ofrojnė ekspertizėn e tyre pranė komisioneve parlamentare. “Ėshtė nė interes tė vendit, tė Akademisė dhe tė Kuvendit tė Shqipėrisė, qė tė gjithė ju pjesėmarrės dhe alumnė tė angazhoheni nė strukturat e Kuvendit tė Shqipėrisė nė lidhje me integrim evropian dhe tė kontribuoni me ekperiencėn tuaj nė kėto procese”, u shpreh znj.Hysi.  


Ambasadori zviceran Maītre nėnvizoi nė fjalėn e tij: “Ndryshimi pozitiv vjen nga ata individė dhe grupe me vlera, ide dhe vizione tė reja. Gjithashtu, duke patur guximin e duhur pėr t’i ēuar pėrpara dhe vėnė nė jetė kėto vlera dhe ide. Unė shoh sot tek ju 27 agjentė tė ndryshimit”, nėnvizoi ambasadori.  


Znj. Jutta Gützkow theksoi rolin e rėndėsishėm qė luan Shkolla dhe rrjeti i saj alumni pėr transmetimin e vlerave tė Kėshillit tė Evropės nė Shqipėri. “Nė ditėt e sotme demokracitė evropiane janė tė ekspozuara ndaj shumė kėrcėnimeve. Kėshilli i Evropės mbėshtetet tek Shkollėn e Studimeve Politike pėr tė angazhuar udhėheqės tė rinj politikė dhe qytetarė nė reflektim dhe veprim pėr tė adresuar kėto probleme", tha ajo.  


Z. Erjon Tase, drejtori i Akademisė sė Studimeve Politike, falenderoi partnerėt pėr mbėshtetjen e tyre. “Shoqėria shqiptare ka nevojė sot pėr dialog politik dhe besim pėr njė tė ardhme mė tė mirė. Tė diplomuarit e sotėm, pėrbėjnė njė shembull pozitiv dhe ofrojnė shpresė edhe pėr ata tė rinj tė zhgėnjyer qė duan tė largohen nga Shqipėria”, u shpreh ai.  


Dy tė diplomuar, z. Florian Tahiri, nėnkryetar i bashkisė Durrės dhe znj. Bjorka Duka, asistente e ministres sė Drejtėsisė, pėrshėndetėn pjesėmarrėsit nė emėr tė gjeneratės sė tyre.  


Pjesė e ceremonisė ishte dhe prezantimi i historisė sė suksesit tė alumni Admir Malaj, pėr aktivizimin e tij qytetar katėr vjecar sė bashku me studentėt e departamentit tė Farmacisė nė aderimin e vendit tonė nė konventėn e Kėshillit tė Evropės pėr sigurinė farmaceutike “Farmakope”.  


Ceremonia vazhdoi mė tej me takimin festiv vjetor tė rrjetit alumni tė shkollės. Shkolla krenohet me mbi 300 alumnėt e saj, tė cilėt aktivizohen nė iniciativa tė ndryshme kombėtare dhe rajonale edhe pas pėrfundimit tė programit