Shkolla pjesė e Forumit Botėror pėr Demokraci 2019

E Hene, 04 Nentor 2019

Shkolla Shqiptare e Studimeve Politike ėshtė pjesė e Forumit Botėror pėr Demokraci 2019, i cili zhvillohet nga dat 6-8 nėntor nė Strazburg, Francė. Ky event mbledh sė bashku rreth 1500 persona - pjesėmarrės tė 21 Shkollave tė Studimeve Politike, udhėheqės politikė, aktivistė nga shoqėria civile, pėrfaqėsues tė medias dhe tė rinj - nėn temėn kryesore "A rrezikohet demokracia ne epoken e informacionit".   Pyetjet qė duhet tė adresojmė nė vitin 2019 janė nė ēfarė mase informacioni ėshtė i besueshėm, nėse kjo ndihmon apo pengon qytetarėt pėr tė marrė pjesė nė proceset demokratike, dhe ēfarė mėsimesh duhet tė mėsojmė pėr tė siguruar shpėrndarjen e lirė tė informacionit nė tė ardhmen. Forumi do te diskutoje mbi arsyet e ketyre zhvillimeve dhe gjetjen e formave te mundshme per te perballuar kete fryme qe po rrezikon edhe demokracite me solide.

Gjate tri ditėve tė eventit, zhvillohen prezantime tė inisiativave tė ndryshme si dhe diskutime tė personaliteteve tė ndryshme botėrore. Shkollat e Studimeve Politike janė pjesė edhe e aktivitete tė dedikuara, si takime bilaterale mes shkollave, vizitė nė Gjykatėn Evropiane tė tė Drejtave tė Njeriut si dhe pritje nė misionin diplomatik shqiptar.