Debatohet nė Tiranė mbi eksperiencat antikorrupsion nė Ballkan dhe vendet e Vishegradit

E Premte, 17 Mars 2017

Takimi i Tiranės nėn nismėn "Forumi antikorrupsion i Ballkanit Perėndimor" u mbajt mė 17 mars 2017 nė ambjentet e Innovation Hub Tirana. Mbi 40 politikanė tė rinj, individė tė zgjedhur dhe pėrfaqėsues nga administrata publike dhe lokale, biznesit dhe medias, diskutuan rreth strategjisė antikorrupsion dhe ndikimin e korrupsionit nė rritjen ekonomike nė Shqipėri dhe nė rajon. Dy panelistėt e ftuar, z. Neritan Sejamini, ekspert i politikave publike dhe znj. Lorena Pullumbi, nga institucioni i Koordinatorit Kombėtar tė Antikorrupsionit, analizuan rezultatet e strategjisė kombėtare tė luftės kundėr korrupsionit nė Shqipėri dhe sollėn shembujt mė tė mirė nga rajoni dhe vendet e Vishegradit.

Ky takim u organizua nga Akademia e Studimeve Politike, si pjesė e njė projekti tė Shkollave tė Studimeve Politike tė Kėshillit tė Evropės nė vendet e Vishegradit (V4) dhe tė Ballkanit Perėndimor, falė mbėshtetjes tė Kėshillit tė Evropės dhe Fondit Ndėrkombėtar tė Vishegradit. Objektivat e programit pėrfshijnė identifikimin e boshllėqeve nė luftimin e korrupsionit nė Ballkanin Perėndimor, duke ndarė pėrvojat e vendeve tė V4 nė terren, dhe pajisjen e pjesėmarrėsve tė zgjedhur me eksperiencėa dhe njohuri tė nevojshme pėr pėrmirėsimin e masave antikorrupsion nė vendet e tyre.