Zhvillohet kursi i parė i Shkollės mbi lidershipin dhe pėrfaqėsimin

E Shtune, 11 Korrik 2020

Nėn protokollin e verdhė tė masave anti-COVID, por me shumė energji dhe dėshirė pėr tė mėsuar, u zhvillua pas njė periudhe pauze kursi i parė kombėtar i programit tė Shkollės sė Studimeve Politike 2020. Temė “Lidershipi dhe pėrfaqėsimi politik”, u zhvillua me ekspertizėn mė tė mirė vendase dhe tė huaj nė datat 10-11 korrik 2020, nė ambjentet e hapura tė hotel Rogner nė Tiranė. Programi i Shkollės zbatohet kėtė vit me mbėshtetjen e Kėshillit tė Evropės dhe Fondacionit Shoqėria e Hapur pėr Shqipėrinė.
 
Moduli i parė i kursit u zhvillua nė formėn e njė trajnimi intensiv mbi lidershipin e fokusuar tek karakteri. Kurrikula e zhvilluar nga McCain Institute, pranė Universitetit tė Arizona nė SHBA, u trajtua nga ekspertja znj. Edlira Gjoni. Trajnimi zhvilloi njė seri teknikash bashkėkohore teorike dhe ushtrimesh praktike, nėpėrmjet tė cilave pjesėmarrėsit punuan pėr pėrmirėsimin e aftėsive tė tyre drejtuese me objektiv fuqizimin e kapaciteteve individuale dhe ato nė ekip.
 
Tematika e lidershipit u plotėsua mė tej nė pjesėn e dytė tė kėtij moduli me sesionin titulluar "Menaxhimi i ekipit dhe rritja e organizatės", nėn drejtimin e Z. Indrit Puteci, drejtor i "Value the Person Albania".
 
Moduli i dytė i kursit u soll nė formėn e njė bashkėbisedimi me politologun z. Ermal Hasimja mbi temėn e “Pėrfaqėsimit politik”. Nėpėrmjet shembujve praktikė nga politika shqiptare dhe ajo botėrore, u trajtua nė njė qasje kritike modeli klasik i pėrfaqėsimit politik nė demokracitė moderne.