Kursi i parė i shkollės mbi sistemet dhe fushatat zgjedhore

E Diele, 11 Mars 2018

Kursi i parė kombėtar i Shkollės Shqiptare sė Studimeve Politike u zhvillua nė Pogradec nga data 9-11 mars 2018. Ekspertėt e ftuar nė kėtė kurs ndanė me pjesėmarrėsit njohuritė dhe eksperiencat mė tė mira nga praktika vendase dhe ajo botėrore.

Z. Jim Arkedis, me mbi 15 vite eksperiencė nė fushatat politike amerikane trajtoi nė kėtė kurs temėn e "Komunikimit politik dhe organizimin e fushatave". Njė vend tė rėndėsishėm nė kėtė trajnim patėn edhe diskutimi mbi zgjedhjet e fundit nė Shtetet e Bashkuara, tė cilat surprizuan me ardhjen nė pushtet tė presidentit Donald Trump. Me mjaft interes ishte dhe trajnimi i z.Arkedis mbi "Fjalimin Publik" si dhe “Teknikat e debatit publik” ku pjesemarrėsit patėn mundėsinė qė tė njihen dhe praktikojnė teknikat mė bashkėkohore nė kėtė fushė.

Ndėrkohė, “Historiku i sistemeve zgjedhore shqiptare” u trajtuan nė kurs nga politikani dhe njė nga ekspertėt mė me eksperiencė nė reformat zgjedhore, z. Kastriot Islami. Kjo temė, u plotėsua mė tej nė bashkėbisedimin me bashkėkryetarin e komisionit parlamentar tė reformės zgjedhore, z. Oerd Bylykbashi. Njohja me problematikat e hasura nė sisteme tė ndryshme zgjedhore dhe ato tė sistemit aktual ishin mjaft tė vlerėsuara nga pjesėmarrėsit pėr tė njohur mė mirė diskursin aktual tė politikės pėr reformėn e synuar zgjedhore. Pjesėmarrėsit patėn gjithashtu mundėsinė qė tė diskutojnė me z.Bylykbashi dhe ndajnė mendimet e tyre mbi njė tjetėr ēėshtje tė rėndėsishme si ajo e dekriminalizimit.