Nėnshkruhet marrėveshja pėr akreditimin e Akademisė sė Lidershipit

E Enjte, 15 Shkurt 2018

Njė Marrėveshje Bashkėpunimi tripalėshe me qėllim akreditimin e Programit tė Akademisė sė Lidershipit (PAL) u nėnshkrua dje mes z. Claus Neukirch, kreu i zyrės sė Kėshillit tė Evropės nė Tiranė, z. Fatmir Demneri, drejtori i Shkollės Shqiptare tė Administratės Publike si dhe z. Erjon Tase, drejtor i Akademisė sė Studimeve Politike.

Nėnshkrimi zyrtarizon mė tej bashkėpunimin e nisur pėr pėrshtatjen e kurrikulės sė PAL nė kontekstin shqiptar si dhe certifikimin e saj pėr kurset e trajnimit pėr drejtuesit e administratės qendrore dhe vendore. Njė grup ekspertėsh shqiptarė do tė pėrgatiten gjithashtu nėn mbikqyrjen e njė eksperteje ndėrkombėtare pėr t’u certifikuar nga Kėshilli i Evropės dhe ASPA si trajnerėt e ardhshėm tė PAL nė Shqipėri. Kjo ndėrhyrje realizohet falė projektit “Fuqizimi i Strukturave tė Qeverisjes Vendore nė Shqipėri”, tė financuar nga Agjencia Zvicerane pėr Zhvillim dhe Bashkėpunim (SDC).

Tė pranishėm nė kėtė ceremoni ishin edhe znj. Jutta Gützkow, drejtoresha e Divizionit tė Mirėqeverisjes e Kėshillit tė Evropės; znj. Albana Koēiu, drejtoresha e Departamentit tė Administratės Publike; znj. Elda Bagaviki, pėrfaqėsuese e Ambasadės Zvicerane si dhe drejtues tė programeve tė tjera ndėrkombėtare qė veprojnė nė Shqipėri me fokus qeverisjen vendore.