Kremtohet 10-vjetori i themelimit tė Shkollės sė Studimeve Politike

E Marte, 05 Dhjetor 2017

Shkolla Shqiptare e Studimeve Politike kremtoi sot 10 vjetorin e themelimit tė saj nė njė ceremoni tė zhvilluar nė hotel Plaza nė Tiranė. Personalitete tė rėndėsishme si Presidenti i Republikes z. Ilir Meta; zv.kryeministrja znj. Senida Mesi; kreu i zyrės sė Kėshillit tė Evropės nė Tiranė, Z. Claus Neukirch; ambasadori zviceran nė Tiranė, Z. Christoph Graf, si dhe bashkėpunėtorė tė ndryshėm ndėr vite, vlerėsuan rolin Shkollės sė ngritur nga Kėshilli i Evropės me mbėshtetjen zvicerane, pėr edukimin e udhėheqėsve tė rinj.   Programi i Shkollės mbetet unik duke ulur sė bashku pėrfaqėsues tė forcave tė ndryshme politike, por edhe vendimmarrėsit kryesorė, tė zgjedhurit vendorė dhe aktivistėt e shoqėrisė civile dhe medias, me qėllim shkėmbimin e eksperiencave, lehtėsimin e dialogut dhe gjenerimin e ideve tė reja. Ceremonia shėrbeu njėkohėsisht pėr tė diplomuar vitin akademik 2017 tė Shkollės, tė cilėt do t'i bashkohen rrjetit tė mbi 290 alumnėve (ish-pjesėmarrėsve) tė diplomuar gjatė dhjetė viteve tė fundit.


•    President i Republikės, z. Ilir Meta u shpreh nė fjalėn e tij: Pėrshėndes pėrzemėrsisht veprimtarinė e Shkollės sė Studimeve Politike, si njė mundėsi shumė e mirė qė u ofrohet tė rinjve shqiptarė tė spikatin nė individualitetin e tyre, si drejtues tė tė ardhmes dhe pėr tė marrė mė shumė pėrgjegjėsi”. Zoti Meta kėshilloi gjithashtu pjesėmarrėsit e Shkollės qė tė jenė sa mė tė angazhuar: Sillni nė Shqipėri ndryshimin pėrmes veprimit, dhe mė e rėndėsishmja, merrni pėrgjegjėsi pėr tė ardhmen e vendit dhe tė vetes!


•    Znj. Senida Mesi, nėnvizoi nė fjalėn e saj faktin qė ajo ėshtė njėra prej ish-pjesėmarrėseve tė Shkollės nė vitin 2016. “Tradita e krijuar e sistemit tė vlerave nėpėrmjet kėsaj shkolle: ka shėrbyer, shėrben dhe do tė shėrbejė pėrherė si njė bazė solide e tejet vizionare nė promovimin dhe ngritjen e liderėve tė sė ardhmes. Qeveria Shqiptare, do tė jetė pėrherė njė partnere e denjė dhe mbėshtetėse e programeve tė tilla ambicioze studimore, tė cilat nė vetvete i shėrbejnė tė gjithėve nė ndėrtimin e njė tė ardhmeje mė tė mirė.”, u shpreh znj. Mesi.


•    Ambasadori i Zvicrės z.Christoph Graf nėnvizoi "Sot ndėrsa merrni diplomat tuaja ju merrni gjithashtu pėrgjegjėsinė pėr tė ēuar mė tej ndryshimet dhe reformat pėr tė cilat ka nevojė ky vend. Ju jeni pararendėsit e vlerave demokratike nė Shqipėri”, tha ambasadori zviceran z.Christoph Graf. "Bėhuni njė model pozitiv tė cilėt sjellin ndryshimet e duhura. Bėhuni fytyra dhe     zėri i njė fryme pėrparimtare dhe demokratike e cila e udhėheq Shqipėrinė nė njė     fazė tė re tė ecurisė sė saj”, pėrfundoi ambasadori Graf.


•    Z. Claus Neukirch, nga Zyra e Kėshillit tė Evropės nė Tiranė, vlerėsoi alumnit e shkollės si njė rrjet qė mund tė sjellė ndryshimin e pritur. "Jemi tė lumtur tė shikojmė arritjet e kėsaj Shkolle nė forcimin e vlerave demokratike nė Shqipėri dhe krijimin e njė terreni pjellor pėr dialog dhe bashkėpunim midis tė rinjve qė vijnė nga bindje politike tė ndryshme ". Z. Neukirch theksoi vėmendjen qė i kushton Kėshilli i Evropės rrjetit tė Shkollave dhe u zotua pėr vazhdim tė mėtejshėm tė mbėshtetjes pėr kėtė program.


•    Drejtori i Akademisė sė Studimeve Politike, z. Erjon Tase falenderoi partnerėt pėr mbėshtetjen e tyre si dhe angazhimin e pjesėmarrėsve: "Demokracia dhe qeverisja e mirė, nuk mund tė merren asnjėherė pėr tė mirėqėna pa njė shoqėri tė angazhuar, pa tė rinj tė pėrgatitur dhe aktivė pėr tė qėnė gardianė tė vlerave demokratike. Tė gjithė ju pjesėmarrės tė Shkollės keni dėshmuar se dėshironi tė jeni mbrojtės tė kėtyre vlerave."


Mė pas ceremonia vazhdoi me shpėrndarjen e certifikatave pėr 24 pjesėmarrėsit e vitit akademik 2017, tė cilėt pėrfunduan njė vit studimi, i cili pėrfshin lektrime, diskutime, punė nė grupe, lojra simulimi dhe punime kėrkimore mbi reformat e rėndėsishme nė vend. Eventi u nderua nga prezenca e dy ish-presidentėve Rexhep Meidani dhe Alfred Moisiu si dhe personalitete tė tjera tė politikės dhe profesionistė tė njohur, tė cilėt kanė shėrbyer si lektorė nė kurset e Shkollės.

Shkolla Shqiptare e Studimeve Politike u ngrit nė Shqipėri nė vitin 2007 nga Kėshilli i Evropės dhe ėshtė pjesė e njė rrjeti tė shkollave nė 21 vende tė Lindjes dhe tė Evropės Juglindore. Shkolla krenohet me dhjetė brezat e alumnėve - pėrfaqėsues tė partive politike, administratės publike, shoqėrisė civile, akademikė dhe media (mbi 290 anėtarė) - tė cilėt e kanė ndjekur programin qė nga nisja e tij.