Zgjatet afati pėr aplikime nė Shkollėn e Studimeve Politike 2024

E Premte, 22 Dhjetor 2023

Akademia e Studimeve Politike hap thirrjen pėr aplikime pėr vitin e ri akademik tė programit "Shkolla Shqiptare e Studimeve Politike". Pėr t'iu ardhur nė ndihmė aplikantėve njoftojmė se do mirėpresim aplikimet tė reja dhe plotėsimin e mėtejshėm tė dosjeve tė dorėzuara tashmė deri tė enjten, 25 janar 2024, ora 17:00.

Programi     

Shkolla Shqiptare e Studimeve Politike ėshtė njė program i Kėshillit tė Evropės, i konceptuar si njė instrument, i cili mund tė ndihmojė liderėt e rinj nė sektorėt e politikės, administratės qendrore dhe vendore,  biznesit dhe aktivizimit qytetar, me qėllim rritjen e ekspertizės profesionale, hartimin e politikave publike dhe nxitjen e pjesėmarrjes nė proēeset e rėndėsishme reformuese. Nėpėrmjet dialogut dhe mėsimit interaktiv, Shkolla do tė trajtojė njė gamė tė gjerė tė sfidave nė shoqėritė tona, si edhe do tė ndihmojė nė krijimin e lidhjeve mes brezave tė rinj tė liderėve brenda dhe jashtė kufijve.   
Temat kryesore tė programit pėrfshijnė: qeverisjen e mirė nė nivel qendror dhe lokal, politikat publike dhe zhvillimin e qėndrueshėm, komunikimin politik, udhėheqėsia dhe angazhimi civil, njohjen me politikat dhe ligjin e BE-sė, si dhe integrimin e komuniteteve tė nėnpėrfaqėsuara nė proceset politike / vendimmarrėse. Nė pėrfundim tė programit pjesėmarrėsit do tė pajisen me njė ēertifikatė tė nėnshkruar nga Sekretari i Pėrgjithshėm i Kėshillit tė Evropės dhe Akademia e Studimeve Politike. Programi do tė ketė njė kohėzgjatje nga muaji Shkurt - Dhjetor 2024.    


Profili i pjesėmarrėsve

Anėtarė tė angazhuar tė forcave politike, zyrtarė tė institucioneve qendrore dhe vendore, tė zgjedhurit e kėshillave tė Bashkive, pėrfaqėsues nga biznesi, media, organizatat joqeveritare. Mosha e lejuar e pjesėmarrėsve deri nė 40 vjeē. Shkolla synon njė balancim gjinor tė pjesėmarrėsve si dhe njė pėrfaqėsim tė barabartė tė minoriteteve nėse ata plotėsojnė kriteret e tjera.


Kriteret e pranimit

Kandidati qė kėrkon tė ndjekė programin "Shkolla Shqiptare e Studimeve Politike" duhet tė pėrmbushė kriteret e mėposhtme:

  • Kandidati preferohet tė jetė nė njė pozicion aktiv publik dėshmuar nė angazhime profesionale, ēėshtje me interes shoqėror etj.
  • Tė zotėrojė gjuhėn angleze. Zotėrimi nė nivel tė mirė kėrkohet pasi disa module do tė zhvillohen nė kėtė gjuhė.
  • Tė shprehė qartė motivimin e pjesėmarrjes nė programin "Shkolla Shqiptare e Studimeve Politike" dhe interesat e angazhimit politik apo qytetar pėr tė zbatuar njohuritė e fituara nė program.
  • Tė jetė i rekomanduar nga dy persona, tė cilėt i njohin aftėsitė akademike, profesionale, kėrkimore dhe personale tė kandidatit.

Dokumentacioni i pranimit:

    -Formular i plotėsuar i kėrkesės sė bashku me njė fotografi me format pasaporte;
    -Fotokopje tė diplomės dhe kurseve tė tjera formuese;
    -Dy letra rekomandimi tė firmosura nga rekomanduesi, secila e mbyllur nė zarf;

Personat e interesuar janė tė lutur tė shkarkojnė formularin e kėrkesės dhe tė letrės sė rekomandimit nė linket qė ndodhen nė fund tė kėtij njoftimi. Shkolla ka njė tarifė regjistrimi prej 200 Euro (vetėm pėr tė pėrzgjedhurit). Afati pėrfundimtar pėr dorėzimin e aplikimeve ėshtė data 22 janar 2024, ora 16.00.  
Dorėzimi i aplikimeve duhet tė bėhet nė njė zarf tė mbyllur ose tė dėrgohet me postė pranė zyrave tė Akademisė sė Studimeve Politike nė adresėn: Rruga "Emin Duraku", Pallati Credins, Hyrja 1, kati 7, Ap. 21, Tiranė. Pėr ēdo pyetje tė mėtejshme kontaktoni nė: Tel: 04 5629047; E-mail: info@asp.al  


Shkarko formatin e aplikimit dhe modelin e leter rekomandimit