Certifikohen nė bashkėpunim me ASPA stafet politike tė bashkive

E Enjte, 29 Qershor 2017

Rreth 120 punonjės tė Njėsive tė Qeverisjes Vendore, morrėn pjesė dhe u certifikuan nė pėrfundim tė programit tė trajnimit tė organizuar nga Akademia e Studimeve Politike, nė bashkėpunim me Shkollėn Shqiptare tė Administratės Publike (ASPA) nė periudhėn 2016-2017. Nėpėrmjet trajnimeve profesionale, por edhe diskutimit tė problematikės dhe zgjidhjeve pėrkatėse tė vetė pjesėmarrėsve tė bashkive tė ndryshme, u synua qė tė rriten mė tej njohuritė dhe aftėsitė drejtuese tė kėtyre strukturave vendore.

Tematika e programit e titulluar “Rritja e njohurive mbi funksionimin dhe vendimmarrjen nė qeverisjen vendore”, u transmetua nėpėrmjet moduleve nė gjashtė kurse dy ditore, mė konkretisht:  

  • Reforma territoriale dhe implikimet e saj;
  •  Qeverisja lokale dhe politikat publike;
  •  Fondet e Bashkimit Evropian
  •  Qeverisja dhe komunikimi
 Nė pėrfundim tė kursit, secili prej pjesėmarrėsve u pajis me njė ēertifikatė trajnimi pėr tematikat pėrkatėse tė regjistruar nė databazėn e Shkollės Shqiptare tė Administratės Publike. Programi me fokus stafet politike tė NJQV (kryetarėt, nėnkryetarėt, kabineti i kryetarit apo dhe administratorėt e njėsive vendore kryesore), plotėsoi gjithashtu testimet qė zhvillohen nga ASPA pėr vlerėsimin periodik pėr pėrfitimin e njohurive shtesė tė stafit, i cili aktualisht gėzon statusin e nėpunėsit civil.

Pjesėmarrėsit vlerėsuan kėtė program rritje kapacitetesh si mjaft tė nevojshėm dhe shprehėn kėrkesėn pėr trajnimin e vazhdueshėm tė tyre nė kuadėr tė ndryshimeve tė shumta qė pėson legjislacioni dhe kompetencat e reja tė NJQV si pasojė e reformave tė demokratizimit tė pushtetit vendor. Bashkėpunimi i frytshėm mes Akademisė dhe Shkollės sė Administratės Publike pritet qė tė vazhdojė dhe zhvillohet mė tej me hartimin e kurrikulave dhe zbatimit tė programeve tė reja tė trajnimit tė drejtuesve tė pushtetit vendor, nėn mbėshtetjen e vlerėsuar tė Agjencisė Zvicerane pėr Zhvillim dhe Bashkėpunim (SDC).