Ambasadori zviceran thirrje maturantėve pėr tė votuar

E Merkure, 24 Maj 2017

Ambasadori zviceran nė Tiranė, z. Christoph Graf dhe znj. Zamira Gjini, drejtoreshė e Arsimit Parauniversitar pranė Ministrisė sė Arsimit dhe Sportit ndoqėn nga afėr sot ushtrimin e votimit nė shkollėn e mesme "Asim Vokshi", nė Tiranė. Personalitetet ishin ftuar gjithashtu pėr tė drejtuar disa mesazhe sensibilizuese pėr maturantėt e kėsaj shkolle tė cilėt do tė votojnė pėr herė tė parė nė zgjedhjet e 25 qershorit.

Ambasadori Graf i ftoi tė rinjtė nė fjalėn e tij qė tė jenė tė ndjekin mė vėmendje premtimet politike dhe tė votojnė programin dhe kandidatin e duhur nė zgjedhjet e ardhshme pėr Kuvend. "Ne nė Zvicėr votojmė shpesh dhe unė personalisht kam votuar 3 herė vetėm gjatė kėtij viti. Shpresoj qė nėpėrmjet kėtij programi edukues qė ne kemi mbėshtetur sė bashku me Kėshillin e Evropės, tė keni kuptuar se sa e rėndėsishme ėshtė qė tė jeni tė angazhuar dhe tė ushtroni tė drejtėn e votės. Shfrytėzojeni kėtė tė drejtė mė 25 qershor dhe vendosni vetė pėr tė ardhmen tuaj dhe tė vendit", u shpreh z. Graf.

Drejtoresha e arsimit parauniversitar, znj.Gjini theksoi nė fjalėn e saj vėmendjen e kushtuar programin edukues pėr votuesit pėr herė tė parė. "Kemi ofruar tė gjithė bashkėpunimin e mundshėm pėr tė zbatuar kėtė program dhe shikojmė me kėnaqėsi vit pas viti rezultatet e tij pozitive dhe angazhimin e nxėnėsve duke praktikuar tė drejtėn e votimit", u shpreh znj. Gjini.

Pas kėtyre mesazheve personalitetet ndoqėn prezantimin e katėr kandidatėve tė nxėnėsve dhe mė pas procesin e votimit pėr ta. Nėpėrmjet kėtij ushtrimi, synohet praktimimi i votuesve tė rinj me procesin, por edhe informimi i tyre mbi problemet e votimit familjar apo shitblerjes tė votės, tė cilat dėmtojnė standartet zgjedhore. Nxėnėsit nxiten gjithashtu qė tė transmetojnė kėto mesazhe ndėrgjegjėsimi edhe tek familjarėt e tyre. Programi “Fushata e ndėrgjegjėsimit tė votuesve pėr herė tė parė” mbėshtetet nga Kėshilli i Europės dhe ambasada Zvicerane nė bashkėpunim me Ministrinė e Arsimit e Sportit dhe Komisionin Qendror tė Zgjedhjeve.