Akademia nis edukimin e votuesve pėr herė tė parė - 2017

E Merkure, 26 Prill 2017

Akademia e Studimeve Politike ka nisur tė zbatojė nė muajin mars programin e edukimit tė votuesve pėr herė tė parė nė zgjedhjet e ardhshme pėr kuvend. Programi do tė zbatohet nė tė gjitha shkollat e mesme tė vendit (356 shkolla) duke arritur tek mbi 34 mijė maturantė, tė cilėt kanė mbushur rishtazi moshėn 18 vjeēare dhe kanė fituar tė drejtėn pėr tė votuar. Fushata synon qė tė zhvillojė dy orė mėsimi informues mbi demokracinė dhe rėndėsinė e pjesėmarrjes nė zgjedhje si dhe mė pas ushtrimin praktik tė njohurive tė fituara nėpėrmjet njė simulimi tė votimit, ku tė rinjtė do tė praktikojnė procesin dhe evitojnė gabimet nė qendrat e votimit si dhe fenomenet e gabuara tė votimit familjar apo shitjes sė votės, me synim pėr tė ndikuar edhe tek familjarėt e tyre nė evitimin e kėtyre sjelljeve negative qė cėnojnė standartet demokratike. Programi financohet nga ambasada zvicerane, Kėshilli i Evropės dhe zbatohet nė bashkėpunim tė ngushtė me Ministrinė e Arsimit dhe Sportit dhe Komisionin Qendror tė Zgjedhjeve. ASP do tė mbėshtetet nė zbatimin e kėtij programi nė eksperiencėn pozitive tė pėrfituar nga fushatat e mėparshme tė edukimit  nė zgjedhjet e viteve 2011, 2013 dhe 2015.
Pėrgjatė muajit prill ASP ka zhvilluar trajnimin e 385 mėsuesve tė angazhuar nė program, tė cilėt do tė transmetojnė tek maturantėt informacionin bazik dhe njohuritė praktike pėr edukimi zgjedhor. Kėto seanca trajnimi kanė pėrgatitur terrenin pėr zhvillimin e fazės sė dytė tė programit nė tė gjitha shkollat e mesme tė vendit, pėrgjatė muajit Maj.

Nxėnėsve u ėshtė vėnė nė dispozicion edhe njė manual-udhėzues praktik mbi procesin e votimit si edhe postera sensibilizues, qė do tė promovojnė procesin nė ēdo shkollė tė vendit. Gjithashtu platforma edukuese online (www.zgjedhjet.asp.al), e cila pėrmban ushtrime praktike dhe informacione tė vlefshme rreth procesit tė votimit, ėshtė vėnė nė dispozicion tė tė gjithė tė rinjve. Ky website informues mund tė aksesohet edhe nga faqja zyrtare e KQZ nė rubrikėn “edukimi i zgjedhėsve”.       

Personalitete tė shquara dhe diplomatėt janė tė ftuar tashmė tė marrin pjesė gjatė ushtrimit zgjedhor duke adresuar mesazhe publike mbi rėndėsinė e pjesėmarrjes dhe tė procesit tė votimit. Programi synon tė ketė gjatė kėsaj faze njė mbulim tė gjerė mediatik, duke tentuar qė tė nxisė ndėrgjegjėsimin e tė rinjve edhe jashtė bankave tė shkollės.