Zhvillohet kursi i dytė i shkollės mbi lidershipin dhe pėrfaqėsimin politik

E Hene, 10 Prill 2017

Kursi i dytė kombėtar i Shkollės Shqiptare tė Studimeve Politike me temė “Lidershipi dhe pėrfaqėsimi politik”, u zhvillua nė datat 7-9 Prill 2017 nė Gjirokastėr. Nėpėrmjet ekspertizės mė tė mirė tė sjellė nga ekspertėt vendas dhe ndėrkombėtarė tė fushės si dhe diskutimeve tė hapura, pjesėmarrėsit e programit patėn mundėsinė qė tė thellojnė njohuritė dhe trajnohen mbi aspekte tė rėndėsishme tė karrierės sė tyre.
Moduli i parė i kursit u zhvillua nė formėn e njė trajnimi intensiv mbi lidershipin, me synimin pėr tė zhvilluar baza tė reja konceptuale mbi udhėheqjen demokratike dhe efektive. Znj. Ina Gjikondi, drejtoreshė e Qendrės sė Trajnimit nė universitetin "George Washington" nė SHBA dhe  Znj. Eldisa Zhebo, drejtoreshė e Institutit pėr Ndryshim dhe Lidership, zhvilluan njė seri teknikash bashkėkohore teorike dhe ushtrimesh praktike, nėpėrmjet tė cilave pjesėmarrėsit punuan pėr pėrmirėsimin e aftėsive tė tyre drejtuese me objektiv fuqizimin e kapaciteteve individuale dhe ato nė ekip. Ky trajnim 1.5 ditor ėshtė i certifikuar sipas metodologjisė sė universitetit “George Washington”, nė kurset qė zhvillohen nė SHBA pėr punonjėsit e institucioneve tė rėndėsishme publike.

Tematika e lidershipit u plotėsua mė tej nė pjesėn e dytė tė kėtij moduli me sesionin titulluar "Menaxhimi i ekipit dhe rritja e organizatės", nėn drejtimin e Z. Indrit Puteci, drejtor i "Value the Person Albania" dhe njėkohėsisht alumni i Shkollės. Shpjegimi i teknikave pėr krijimin e sistemeve dhe procedurave tė menaxhimit tė njerėzve dhe biznesit u vlerėsuan si njė risi nga pjesėmarrėsit dhe krijuan interesin e duhur pėrgjatė trajnimit.

Moduli i dytė i kursit u soll nė formėn e njė bashkėbisedimi me z. Ermal Hasimja, studiues dhe lektor pranė Universitetit tė Nju Jorkut nė Tiranė, mbi temėn e “Falsiteteve logjike nė diskursin politik”. Nėpėrmjet shembujve praktikė nga politika shqiptare dhe ajo botėrore, u trajtua nė njė qasje kritike modeli klasik i pėrfaqėsimit politik nė demokracitė moderne.

Kursi shėrbeu njėherazi edhe si njė mundės e mėtejshme pėr t’u njohur me qytetin e gurtė tė Gjirokastrės, nėpėrmjet vizitave tė organizuara nė shtėpitė karakteristike.