ASP realizon sondazhin per edukimin zgjedhor

E Hene, 20 Shkurt 2017

Akademia e Studimeve Politike po realizon javėt e fundit njė sondazh me qėllim identifikimin e nevojave specifike pėr informim dhe edukim zgjedhor tė votuesve. Studimi po realizohet nė bashkėpunim me Komisionin Qendror tė Zgjedhjeve dhe Prezencėn e OSBE nė Tiranė falė kontributit tė Agjencisė Zvicerane pėr Zhvillim dhe Bashkėpunim.   Studimi ėshtė shtrirė nė qarqet Tiranė, Shkodėr, Fier dhe Gjirokastėr dhe ka pėr qėllim tė realizojė rreth 1.200 intervista me pėrfaqėsues tė grupeve tė tilla si tė zgjedhur vendorė (kryetarė dhe kėshilltarė bashkiakė),  vėzhgues vendorė, gra, tė rinj, minoritete dhe persona me aftėsi ndryshe. Informacionet e mbledhura pėrmes intervistave do tė analizohen nė njė studim tė posaēėm dhe do tė shėrbejnė pėr tė ndėrtuar strategjinė e informimit dhe edukimit mbi zgjedhjet nė vendin tonė.
Falė eksperiencės sė krijuar nė zbatimin e programeve edukuese pėr tė rinjtė si dhe angazhimit tė alumnėve dhe bashkėpunėtorėve tė besuar nė zonat e zbatimit tė sondazhit, ėshtė arritur deri mė tani qė tė pėrmbushet kjo detyrė e rėndėsishme.  Rezultatet e kėtij studimi do tė prezantohen nė javėt nė vijim.