Prezantohen punimet kėrkimore tė alumnėve tė Shkollės

E Premte, 23 Dhjetor 2016

Akademia e Studimeve Politike (ASP) me mbėshtetjen e Fondacionit Shoqėria e Hapur pėr Shqipėrinė (OSFA), Kėshillin e Evropės dhe Agjensinė Zvicerane pėr Bashkėpunim dhe Zhvillim organizoi konferencėn me temė ‘Kėrkimi dhe advokimi sigurojnė politika mė tė mira evropiane nė Shqipėri’.

Pesė punime kėrkimore me fokus monitorimin e politikave nė nivel vendor u prezantuan nė konferencė, e cila mblodhi sė bashku vendimmarrės, politikėbėrės dhe aktorė tė tjerė tė rėndėsishėm. Diskutimi i gjetjeve tė kėtyre punimeve me aktorėt kryesorė synoi replikimin e shembujve pozitivė nė njėsi tė tjera vendore si dhe pėrmirėsimin e praktikave tė hasura pėrgjatė vitit tė parė tė zbatimit tė reformės administrativo-territoriale. Kėto punime kėrkimore u pėrgatitėn me mbėshtetjen e Fondacionit Shoqėria e Hapur pėr Shqipėrinė (OSFA) nga alumnė (ish-pjesėmarrės) tė Akademisė sė Studimeve Politike, tė cilėt veprojnė si promotorė tė ndryshimit dhe tė zbatimit tė reformave tė rėndėsishme integruese nė vend.

Punimet u vlerėsuan nga aktorėt e ndryshėm tė ftuar nė kėtė event si njė angazhim i duhur i profesionistėve dhe qytetarėve aktivė pėr tė pėrmirėsuar problematikat qė shfaqen dhe ndikojnė nė mirėqeverisjen vendore.

Mė konkretisht punimet kėrkimore u fokusuan:   

  1. Monitorimi i standardeve tė aksesueshmėrisė pėr personat me aftėsi tė kufizuara nė ndėrhyrjet infrastrukturore tė vitit 2015-2016 tė Bashkisė Tiranė - Autore znj. Suela Lala - Mund ta shkarkoni kėtu versionin shqip (for English version click here)
  1. Evidentimin e shembullit pozitiv tė bashkisė Korēė pėr punėsimin e personave  “tė dėnuar nė shėrbim prove” dhe “ish tė dėnuar - Autore znj. Evis Fico - Mund ta shkarkoni kėtu 
  1. Monitorimin e situatės sė transferimit dhe menaxhimit tė pronės shtetėrore nė Bashkinė Tiranė pas reformės administrative-territoriale - Autor z. Arlind Lugji - Mund ta shkarkoni kėtu  
  1. Vlerėsimin e mėnyrave pėr tė pėrfshirė komunitetet rurale bregdetare nė administrimin e plazheve tė Rivierės Shqiptare - Autorė z. Admir Malaj, Ervis Moēka, Oljan Kanushi - Mund ta shkarkoni kėtu   
  1. Monitorimin e procedurave tė prokurimit publik nė bashkinė Kamėz dhe sfidat nė luftėn kundėr korrupsionit nė nivel vendor - Autore znj.Florenca Korbi - Mund ta shkarkoni kėtu   
Projekti synon zhvillimin e mėtejshėm tė angazhimit qytetar dhe profesional tė antarėve tė rrjetit tė alumnėve (ish-pjesėmarrėsve) – rreth 250 pjesėmarrės tė nėntė gjeneratave – pėrfaqėsues tė partive politike, shėrbimit publik, shoqėrisė civile, botės akademike dhe medias, tė cilėt veprojnė si promotorė tė ndryshimit dhe tė zbatimit tė reformave tė rėndėsishme integruese nė vend.

Pas njė procesi tė hapur aplikimi nė muajin Maj 2016, u pėrzgjodhėn pesė propozimet mė tė mira tė alumnėve, tė cilėt pėrfituan trajnimet pėrkatėse mbi teknikat e kėrkimit dhe advokimit si dhe u mbėshteten financiarisht nė aktivitetet e tyre kėrkimore dhe advokuese.

Akademia e Studimeve Politike (ASP) ėshtė njė organizatė joqeveritare e themeluar nė vitin 2009, nėn kujdesin e Kėshillit tė Evropės, me synim nxitjen e njė brezi tė udhėheqėsve tė rinj politikė dhe shoqėrisė civile. ASP ėshtė struktura pėrgjegjėse pėr organizimin nė Shqipėri tė programit Shkolla Shqiptare e Studimeve Politike me kontributin financiar tė Agjensisė Zvicerane pėr Zhvillim dhe Bashkėpunim.

Pėr tė konsultuar axhendėn e konferencės ju ftojmė tė klikoni nė link