Alumnėt diskutim me drejtuesen e parlamentit zviceran

E Premte, 18 Nentor 2016

Disa zhvillime tė fundit kanė intensifikuar shqetėsimin mbi shėndetin dhe tė ardhmen e demokracisė nė Botė. Strategjitė pėr tė luftuar Shtetin Islamik, si dhe politikat e azilit, pėrgatitjet pėr daljen e Britanisė nga BE dhe njė prirje drejt autoritarizmit nė Hungari dhe Poloni, kanė pėrforcuar perceptimin e njė Evropė tė ndarė. Ndėrkohė, zgjedhja e Donald Trump ka tronditur themelet e politikės nė SHBA. Njė nga arsyet pėr kėto trende negative mund tė shpjegohet si rezultat i "dėshtimit tė elitave dhe institucioneve pėr tė qėnė pranė njerėzve", ashtu si presidenti Obama theksoi nė fjalimin e tij tė fundit nė Athinė.

Nga ana tjetėr, Zvicra, me demokracinė e saj tė drejtpėrdrejtė, ka evoluar politikisht nė njė "rast tė veēantė" dhe mund tė konsiderohet e imunizuar ndaj kėtyre kėrcėnimeve tė reja tė demokracisė. Njohja e kėtij modeli unik zviceran tė demokracisė sė drejtpėrdrejtė ishte tema kryesore e diskutimit tė alumnėve tė Shkollės me znj. Christa Markwalder, kreun e Parlamentit tė Zvicrės, tė zhvilluar nė ambientet e Qendrės pėr Hapjen dhe Dialog. Znj Markwalder vlerėsoi nivelin e lartė tė diskutimit dhe theksoi si shumė tė rėndėsishėm edukimin e programit tė Shkollės, veēanėrisht nė kėto momente kur ne kemi nevojė pėr njė udhėheqje politike.

Takimet dhe shkėmbimi i pikėpamjeve me vendimmarrėsit e lartė mbi ēėshtjet aktuale tė politikė-bėrjes pėrbėjnė njė pjesė tė rėndėsishme tė programit tė Shkollės. Kėto takime janė pjesė e pėrpjekjeve mė tė gjera pėr tė lehtėsuar diskutimet ndėrmjet grupeve tė ndryshme pėr ēėshtje me rėndėsi publike.